Funksionet e BashkisëBashkia kryen një sërë detyrash sipas funksioneve në vijimNë bazë të Ligjit "Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore" Nr. 8652, datë 31.07.200, në mbështetje të neneve 13, 81, 83 pika 1 dhe 108-115 të Kushtetutës dhe në përputhje me vendimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Bashkia Manëz ushtron funksionet e mëposhtme:Në fushën e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike: * Furnizimi me ujë të pijshëm; * Funksionimi Read more...
Detyrat dhe funksionet e Këshillit të BashkisëPërbërja, krijimi, mënyra e organizimit, kompetencat dhe detyrat e këshillit bashkiak rregullohen me ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore“ me Nenet 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37, 38; si dhe me ligjin nr. 9208, datë 18.03.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000, “Për Organizimin Read more...
Mbas ndryshimeve demokratike të fillimit të viteve '90 dhe me marrjen e statusit të komunës (1992) dhe të bashkisë (1996), qyteti i Manez dhe 11 fshatrat e përfshira, në fillim në komunën e Manez dhe më pas në bashkinë Manez ka pasur zhvillimet e veta si njësi vendore administrative. Janë bërë katër herë zgjedhje pluraliste për pushtetin vendor (zgjedhje të radhës) dhe gjatë këtij viti (2006) do të bëhen zgjedhjet e pesta. Zgjedhjet e para (1992) ishin për pushtetin vendor të komunës (që ishte statusi i atëhershëm), ndërsa të tria zgjedhjet pasuese (1996, 2000, 2003) ishin për pushtetin vendor të bashkisë (statusi i fituar para zgjedhjeve të vitit 1996). Në zgjedhjet e para pluraliste vendore (legjislatura e parë) Kryetar i Komunës u zgjodh zoti ............., përfaqësues i subjektit politik Partia ......................
Detyrat dhe funksionet e Këshillit të Bashkisë
Përbërja, krijimi, mënyra e organizimit, kompetencat dhe detyrat e këshillit bashkiak rregullohen me ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore“ me Nenet 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37, 38; si dhe me ligjin nr. 9208, datë 18.03.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore“
Këshilli i Bashkisë Manëz
Këshilli i Bashkisë zgjidhet për një periudhë tre vjeçare dhe përbëhet nga 17 anëtarë. Mbledhjen e tij të parë Këshilli i Bashkisë e zhvillon jo më vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshillit të bashkisë. Në mungesë të tij, nismën për thirrjen e mbledhjes së parë e merr prefekti. Mbledhja e parë e këshillit, deri në zgjedhjen e kryetarit të tij, drejtohet nga këshilltari më i vjetër në moshë dhe është e vlefshme kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij, të shpallur nga komisioni i zgjedhjeve për qeverisjen vendore.
Në mbledhjen e parë të këshillit të bashkisë:
* zgjidhet komisioni i mandateve;
* miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit;
* këshilltarët bëjnë betimin;
* zgjidhet kryetari dhe zëvendëskryetari i këshillit;
* zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisen ata me mandatin e përfaqësimit.
Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo qytetar lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit. Këshilli, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, vendos për rastet kur mbledhja bëhet e mbyllur. Votimi në këshill bëhet i hapur ose i fshehtë. Këshilli vendos për rastet kur votimi bëhet i fshehtë. Aktet me karakter individual miratohen kurdoherë me votim të fshehtë.

